“Rama po e përdor veton bullgare si pengesa kryesore”- Tabaku: Ja kush janë tre çështjet themelore

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jorida Tabaku në Këshillin Kombëtar të Integrimit u shpreh se kryeministri Edi Rama po e përdor veton bullgare si pengesë kryesore për avancimin e procesit të integrimit europian.

Ajo u shpreh se persa i përket 6 parakushte per hapjen e negociatave, ka qene traditë që të kishte debat në parlament, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Sipari i disa tryezave raportuese të KKIE, persa i perket 6 parakushte per hapjen e negociatave, ka qënë traditë që të kishte debat në parlament, por kjo gjë nuk ka ndodhur, ndaj shpresoj që ky takim të jetë një mundësi e mirë për një qasje të re për rolin mbikëqyrës që duhet të ketë Parlamenti për integrimin Europian.

Rama po e përdor veton bullgare si pengesa kryesore për avancimin e procesit të integrimit europian, por në fakt kjo është thjeshtë nëj retorikë politike, dhe detyrat e qeverisë shqiptare janë tashmë shumë të qarta ku kriteri ndaj luftës ndaj krimit të organizuar është ndër kryesoret. Duhet shtuar që ky është një proces i vazhdueshëm, dhe përgjegjësi për të gjithë ne si anëtarë në KKIE por dhe vetë deputetëve të ushtrojnë të gjithë kontrollin parlamentar”, tha Jorida Tabaku.

Tabaku në fjalën e parë të saj ndahu tre cështje thelbësore të cilat po trajtohen në këtë takim.

“Së pari duke iu referuar progres raportit të Komisionit Europian, cështjet mbi krimin e organizuar mbeten mjaft të ndjeshme. Duke iu referua Porgres raportit, ku thuhet se “krimi i organizuar mbetet një shqetësim. Raporti thekson se përpjekjet dhe vullneti politik duhet të rriten në drejtim të konsolidimit të historikut të sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale, si dhe krijimit të një historie solide në luftën kundër krimit të organizuar. Nga të dhënat zyrtare deri më tani numri i zyrtarëve të lartë të cilët janë nën hetim mbetet i ulët, duke theksuar se hetimet nuk përfunduar me vendim dënimi nga gjykata.”

Së dyti krimi zgjedhor që për opozitën ka ndjeshmëri edhe më të madhe, kur shohim një qasje të penguar ndaj dy dosjeve të çështjeve 184 dhe 339, çka dëshmon edhe një herë mungesën e theksuar të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë”.

Zjarr Tv Ad