“Rama po përgatit katastrofën energjitike”- Berisha: Do të sjellë errësirën në mënyrë që të justifikojë aferën e kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë nga Bangladeshi

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD-së  akuzon kryeministrin Rama se po përgatit katastrofën energjetike në Shqipëri.

Sali Berisha: E transformuar në një makineri gjigante vjedhje dhe plaçkitje, asgjë, asnjë mekanizëm zyrtar, asnjë ligj dhe institucion nuk mund ta ndalojë këtë makineri.

Vjedhja e pronës publike kulmon me aferat gjigante të portit të Durrësit dhe parkut të Butrintit. Vjedhja e qytetarëve me çmime të prokurimeve publike bëhet gjithnjë e më e madhe.

Sot në rast se në kryeqytetet e vendeve të BE një shkollë ndërtohet me 620 mijë euro bazuar në standardet e manualeve të projekteve të shkollave lali vjedhësi ndërton shkollën me 3 mln euro.

Është bërë e famshme, rrugët ndërtohen me çmimet 8-10 herë më të larta sesa çmimet e bazuar në manualet e ndërtimit të BE. Nuk ka ligj, nuk ka manual, nuk ka asgjë që mund të ndalojë Ramën dhe grupin e tij nga vjedhjet e papërmbajtura.

Edi Rama po e trajton sot Shqipërinë fund e krye si çifligun e tij. A mundet kurrë një njeri që për hobin e tij dhe hobin e xhepave të tij të vendosë 4 mln euro në oborrin e brendshëm të kryeministrisë, pa asnjë lloj funksioni përvec vjedhjes dhe kënaqësisë që mund të veprojë me këtë popull. Me 4 mln euro ndërtoheshin të paktën 6 shkolla të standardit më të mirë evropian. Ato tani janë një instalacion druri për të çlodhur sytë e verbuar nga vjedhja të Edi Ramës.

Vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë. Ju dhe shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama po përgatit katastrofën energjitike në vend, duke shkelur ligjet e vendit, të cilat mbrojnë digat, nuk lejojnë zbrazjen e digave. Sot digat janë nën 270 metra.

Do të sjellin errësirën në mënyrë që të justifikojmë aferën e tmerrshme të kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë nga Bangladeshi dhe që shpenzojnë 520 mijë euro naftë dhe kanë qiranë ditore 92 mijë euro.

Më këto para qeveria shqiptare mund të kishte ndërtuar termocentrale me gaz si ai i Vlorës dhe gazi është aty. Marrëveshja me TAP i njeh Shqipërisë të drejtën e 700 mln metër kub gaz për prodhim energjie. Këtyre u duhet të mbushin xhepat e tyre me prokurime të tilla.

Zjarr Tv Ad