“Rama po përgatit ligj për rrëmbimin e tokave”- Vasili: Do t’ua marrë fermerëve se gjoja është e papunuar dhe do t’ua japë oligarkëve

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vasili thekson se justifikimi i qeverisë për t’ia rrëmbyer tokën fermerëve do të jetë nëse ajo është e papunuar.

Ai nënvizon gjithashtu se politika e kryeministrit Rama ka sy synim që t’ua bëjë të pamundur fermerëve punimin e tokës përmes braktisjes së Bujqësisë nga shtetit me qëllimin marrjen e pasurisë dhe dhënien e saj te oligarkët..

POSTIMI I PLOTË:

SKANDALI.Rama po pergatit ligj per rrembimin e tokes fermereve per tja dhene oligarkeve!

Edi Rama si gjymtyre e oligarkeve po pergadit rrembimin mafioz te tokes se fermereve me gjoja sebepin se ka mbetur pa punuar.

Asnje fermer nuk e lë asnje meter katror toke pa punuar me deshiren e tij.

Toka pa punuar mbetet vetem per shkak te Edi Rames dhe qeverise, qe ne menyre te qellimshme po e mbytin dhe asfiksojne bujqesine qe ajo te falimentoje dhe me pas ti rrembejne token.

Qeveria me qellimin mafioz per falimentimin e bujqesise:

vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).

uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore

-fermeret vuajne çmimin e naftës 230 lekë për litër,

– cmimi i plehrat kimike eshte dy dhe trefishuar

– subvencioni i Bujqesise ne Shqiperi me i ulti i ne Ballkan disa here me i ulet se Maqedonia dhe Kosova.

Te gjitha keto ja bejne te pamundur fermereve te shesin prodhimet e tyre sepse dalin me humbje te medha dhe zhyten ne varferi dhe mjerim.

Qeveria qellimisht e ka renduar drejt falimentimit situaten, qe te beje ligj dhe tua rrembeje token per tua dhene oligarkeve, qe te investojne parate e korrupsionit te qeverise.

Ne rast se qeveria do te merrte si hap te pare masat e meposhtme do te shihnit se si asnje pellembe toke nuk do te lihej pa punuar

-Vendosjen e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.

-Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.

-Riformulimin e skemës mbështetëse. Heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.

-Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni.

-Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella).

Zjarr Tv Ad