Rama publikon maketin e përfunduar në studion urbanistike të Dubait: Së shpejti nis puna, ja si do transformohet Porti i Durrësit…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama, e ka nisur me transformimin që do të bëhet në portin e Durrësit.

Kryeministri ka publikuar një foto nga maketi i përfunduar në studion e urbanistikës të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në portin e Durrësit dhe shkruan se aty së shpejti do të nisë puna.

Gjithashtu, ai shkruan se Porti i Durrësit, do të jetë një prej porteve më të mëdha dhe më të bukura turistike të Mesdheut.

“Mirëmëngjes dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad