Rama pushon nga puna ish-deputetin e PS, vetëm pse nuk i kërkoi falje Taulant Ballës/ Ministrja Denaj zbatoi urdhrin dhe i preu pagat, zbardhen mesazhet…

0
3824
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Newsbomb.al zbardh SMS që kanë sjell shkarkimin nga puna të ish-deputetit socialist Ardian Myslymi. Ka qenë një mesazh që Myslymi i ka dërguar Taulant Ballës, ku më pas aty ka ndërhyrë dhe vetë kryetari Edi Rama. Kur nuk ka parë emrin e tij në listën e kandidatëve për deputetë që do kandidonin në Vlorë, për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 të hartuar nga baza e Partisë, Ardian Myslymi i ka shkruar mesazh Taulant Balllës dhe i është ankuar, duke i thënë se si kishte mundësi që të mbetej jashtë ai, kur ishte një person me kontribute në PS.

“Pse nuk më keni futur mua në listën e kandidatëve? Unë kam kontribute dhe jam shumë i vjetër në Parti”, i ka thënë Ardian Myslymi në sms Taulant Ballës, mëson newsbomb.al. Këtë mesazh, numri 2 i PS ia ka dërguar Edi Ramës dhe ka kërkuar të “merren masa”. Menjëherë, Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, është vënë në lëvizje për të mos lënë të mërzitej Taulant Balla. “Merre në telefon Taulantin dhe kërkoj falje”, i është drejtuar Edi Rama socialistit të vjetër vlonjat Ardian Myslymi. Aq i fortë është ndikimi i Taulant Ballës në PS, sa  edhe vetë Kryeministri është detyruar të vihet në lëvizje, që ai të mos “mërzitej” nga një socialist me kontribute që kërkonte të dinte se përse në listën e Vlorës nuk ishte futur ai, por emra të rinj dhe pa asnjë kontribut në PS.

Pjesë nga biseda e Ramës me Myslymin

Rama: Merre në telefon Taulantin dhe kërkoj falje
Myslymi: Unë t’i kërkoj falje Taulantit? Nuk i kam bërë ndonjë gjë për falje
Rama: Merre! Kërkoj falje ose të pushova nga puna…
Myslymi: Po më pusho nga puna, se falje nuk kam pse t’i kërkoj Taulantit.

Duke parë që socialisti vlonjat dhe një ndër kontributorët më të vjetër të kësaj force politike “nuk bënte mbrapa”, Edi Rama ka dhënë urdhër që ai të pushohej nga puna. Këtu del se, nga drejtuesi më i lartë i Partisë e deri te Ministrja Anila Denaj, janë vënë në rresht për të mbrojtur Taulant Ballën. Me një vendim të paligjshëm, Ministrja Denaj, ka pushuar menjëherë nga puna ish-deputetin e PS Ardian Myslymi, duke zbatuar “pa një pa dy” prositë nga lartë. Për këtë shkarkim që u bë vetëm për një sms që Myslymi i dërgoi Taulant Ballës, nuk ka reaguar as zv.kryeministri Erion Braçe.

Edhe pse bën thirrje për respekt dhe merita brenda partisë dhe në administratë, ai nuk ka thënë një fjalë për shkarkimin nga puna të kolegut të tij, në Partinë Socialiste, por dhe në gazetën Zëri i Popullit, shkruan newsbomb.al. Braçe dhe Myslymi, kanë punuar bashkë për disa vite në këtë gazetë.

Zjarr Tv Ad