Rama pyet qytetarët: A duhet të ndëshkohen ata që ndotin hapësirën publike?

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e nëntë të “Këshillimit Kombëtar”. Bëhet fjalë për ndotjen e hapësirave publike, ndërsa Rama pyet qytetarët nëse duhet të ndëshkohen subjektet apo cilido qëë ndot mjedisin.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 9

Çdo shtëpi shqiptare do të marrë me postë një pyetësor të Këshillimit Kombëtar, ku janë ngritur pyetje për vendime me rëndësi për familjet shqiptare, bashkëjetesën tonë demokratike dhe politikën e jashtme të Shqipërisë. Më të moshuarit mund ta plotësojnë pyetësorin me dorë dhe të na e ridërgojnë me postë pa asnjë shpenzim. Më të rinjtë mund ta japin opinionin e tyre përmes faqes së Këshillimit Kombëtar online👉https://keshillimikombetar.al/

Është koha të flasim më shumë si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, se sa si luftëtarë llogoresh, mllefesh, inatesh kundër njëri-tjetrit… Është koha të dëgjohemi për mendimet dhe idetë e secilit për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad