“Nuk jam magjistar”! Kurti u kthehet ashpër deputetëve që i kërkuan zgjidhje për krizën energjitike

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është përballur sot në Kuvend me kritikat që po i bëhen qeverisë, në lidhje me krizën energjetike dhe ngritjen e çmimit të energjisë në vend. Kurti iu është përgjigjur deputetëve të opozitës që i kërkuan zgjidhje pëër krizën, ai thotë se nuk është magjistar, por vetëm kryeministër.

“Duhet të jesh magjistar, asgjë më pak se magjistar, që të besosh se ka një zgjidhje pa subvencion, pa shtrenjtim dhe pa ç’kyqje. Unë magjistar nuk jam, jam vetëm kryeministër për fatin t’keq tuajin”,  u shpreh Kurti nga foltorja e Kuvendit.

“Pati një referencë tek një deklaratë e imja në fushatën zgjedhore, jo në këto zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit të vitit 2021, por në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Në atë fushatë është e vërtetë që unë kam thënë e synojmë uljen e çmimit. Edhe me siguri që ne e synojmë uljen e çmimit”, shtoi më tej kryeministri Kurti.

Zjarr Tv Ad