Rama: Që të qetsoheni po ju sjell menynë ‘çfarë t’i hani gruas sime’

0
545
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I nderuar IRIQ,

Ka pasur këto ditë një amulli komentesh rreth fjalës sime: ‘Gruas sime t’i hani atë që nuk thuhet. U arrit deri atje sa u mendua që unë e kisha fjalën për atë që ‘fle’ në wc. Vërtet shaj me bir kurve, rrotë k…, o trap, o legen, të qi…robt, por deri te fjala mut nuk shkoj se nuk mund ta ndyj gojën.

Kam cipë dreqi e mori

 Që të rehatohet populli po sjell menynë çfarë t’i hani gruas sime:

-Hani paratë e saj. Mos u stepni, se i ka pa lodhje e pa djersë. Thashë i hani atë që nuk thuhet se paratë nuk tregohen.

-Hani kohën e saj, rrini me të për sushi e kafe se mund të bëheni ministra a drejtorë.

-Hani eksperiencat e saj me burrat e mëparshëm që u pasuruan mjaft duke u korruptuar mjaft.

-Hani qeshjet e saj që janë mjaltë i shpërndarë falas. Qeshjet i ka kthyer në leje ndërtimi, në favore dhe shpërblime kush i është servilosur.

-Hani guximin e saj që rri me një të çmendur si unë në një shtëpi ku dhe Drakula ka frikë të rrijë.

-Hani këshillat e saj ekonomike në se doni të falimentoni. Ja, shihni mua, hëngra ca këshilla nga ajo dhe 70% e popullit rezulton depresivë. Premtoj se 100% do i bëj, të flasin me vete edhe kur flenë.

-Hani sjelljen e saj prej Nexhmijeje. As ndjehet, as flet, veç helmon.

I shtrenjti IRIQ, më duhej ky shpjegim se fjala në kuvend, i hani gruas sime atë… u muar sikur t’i hanin dhe atë.

Nuk e kupton ti se nuk je njeri, por atë deri tani as unë nuk ia kam ngrënë, se as kohë s’gjej e as takat nuk kam.

Tung, vëlla.

Të quaj vëlla se dhe unë plot gjemba i kam sjelljet dhe fjalët, dmth me të futme.

Ik te ferra tani!

Zjarr Tv Ad