Rama shfaqet me një ‘mik’ në zyrën e PS: Sot nisim një rrugë të re për të fituar zgjedhjet lokale! Shiu nuk duhet të na harrojë për të luftuar inflacionin e luftës

0
557
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën në zyrën e tij në Partinë Socialiste me një mesazh për zgjedhjet lokale.

Teksa përshëndet breshkën që mban në zyrë, Rama shprehet se sot PS nis një rrugë të re për të fituar zgjedhjet lokale dhe sfidat e përbashkëta.

Ai uron një javë me sa shumë shi pasi thotë se kjo është mënyra për të luftuar inflacionin e luftës së Vladimir Putin duke iu referuar këtu krizës energjetike.

“Mirëmëngjes, mirëmëngjes, qenke zgjuar eee. Mirëmëngjes. Një ditë e re, një javë e re. Në zyrën e Partisë Socialiste ëpr të nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re, atë të zgjedhjve vendore në dialog me komunitetet në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe sfidat e përbashkëta.

Paçi një javë të mbarë me sa më shumë shi mundësisht. Shiu nuk duhet të na harrojë sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës sës Putinit që nuk e kemi sjellë ne por duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë për të gjithë ju. Një javë sa më të mbarë”, shprehet Rama.

Zjarr Tv Ad