Rama shigjeton Berishën: Rugova nuk i foli deri sa vdiq! Vesi del me shpirtin

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka vijuar dhe sot replikat midis kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit .

Duke  ju referuar  deklaratave të ashpra të një dite më parë  në Kuvendin e Shqipërisë, duket se kryeministri e ka vijuar edhe sot me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”. Në postimin  tij , Rama thotë se Berisha, furnizoi me naftë tanket e “Kasapit të Beogradit” dhe bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.

“Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi ti fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në seancën parlamentare të së enjtes, Rama e sfidoi Berishën, duke i thënë nëse mund të udhëtonte në SHBA, ku sipas tij i është vënë vija e kuqe.

Madje gjatë seancës si Rama dhe Berisha, kaluan në sulme personale.

 

Zjarr Tv Ad