Rama shpërthen keq dhe ironizon protestën: Hajde bëjmë referendum, kthehemi në komunizëm duan të gjithë të flasin, por jo të punojnë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që këtë të shtunë të takohet me fermerët për t’i njohur ata me masat e qeverisë për përballimin e krizës, ku në një moment, ai ka ironizuar protestën që mbahet para zyrës së tij.

“Një referendum, komunizëm dhe në rregull jemi. E bëjmë një komunizëm ku secili ka të drejtë të fasë dhe askush s’ka detyrim të punojë”, tha Rama.

“Hajde bëjmë referendum, kthehemi në komunizëm. Në rregull. Me këtë rast, iki dhe unë fare nga këtu. Shpëtojmë. Kthehemi në komunizëm. Komunistat i kemi akoma, i kemi. Në formën e njonit që se ka marrë vesh që ka vdek dhe bën sikur është gjallë. Ka dhe brava ca që janë gjallë po vdesin për atë. Jemi në rregull. Ai se ka kuptu akoma që ka vdek, ata të tjerët vdesin për atë. I marrim dhe vendosim komunizmin këtu i bën të gjitha shteti

S’ka nevojë për taksa, tatime. Hapim prapë Ballshin. Fusim nëpër makina squfur me bitum. Bërtasin makinat rrugës,. Tym dynjaja. Ja jemi në rregull. Më duket se e kemi zgjedhur në ’90 që do shkojmë në këtë rrugë. Ka ca këtu që bëjnë 200 hektarë grurë, ka ca që shkojnë dhe thonë amon më jep mua një punë. Në këtë sistem hymë ne. Duam ta bëjmë prapë të gjithë njësoj, aty e kemi

Gati është. Një referendum, komunizëm dhe në rregull jemi. E bëjmë një komunizëm ku secili ka të drejtë të fasë dhe askush s’ka detyrim të punojë. Shteti ka detyrën të dëgjojë të gjithë ata që flasin e të punojë, për të gjithë ata që s’duan me punu”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Bashkë me ministret Ibrahimaj dhe Krifca, ai ndodhet sot në Katund të Durrësit

Zjarr Tv Ad