Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për News24 ka thënë se Edi Rama dhe PS nuk dalin dot forcë e parë, edhe nëse mbledh gjithë superfuqitë e botës. Sipas Kryemadhit, Rama po tregon dita-ditës që nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, që do të sjellin rotacionin politik.
“Është një veprim në panik, pra ka një panik të përbrendshëm. Nëse një njeri do të ndihet i sigurt dhe i fortë, s’ka pse ndërhyn në një proces në mënyrë kaq korruptive, por është një veprim që tregon pasiguri. Më kënaq veprimtaria e Ramës që tregon se është i frikësuar. Çdo ditë që kërcet këmbët tregon që rezultate e zgjedhjeve të ardhshme nuk e ndalojnë dot rotacionin që do të vijë me zgjedhje të lira e të ndershme”.
“Opozita s’ka qenë kundër listave të hapura. Mjafton të shihni platformën e z.Mediu dhe aty janë listat e hapura. Ajo që thotë Rama se 30% e listave do të jenë të mbyllura, nuk është e vërtetë. 70% do jenë të mbyllura. Vetëm partia e Enver Hoxhës merrte 99.9% të votave”.
Sipas saj, qëllimi i Ramës ka qenë dhe mbetet ndalimi i koalicioneve
“Kjo ka qenë gjithmonë e Ramës. Por po ua bëj të qartë, s’ka shanse Edi Rama sikur të mbledhi gjithë superfuqitë e botës nuk del dot forcë e parë. Rama sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t. Mos shikoni vetëm sondazhet e rrjeteve sociale. 15% e shqiptarëve përdor internet, dhe janë ata që janë në administratë publike që kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë”.