Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu i ftuar në studion e “Abc Live” në Abc ka dhënë detaje lidhur me protestën e thirrur nga “Rithemelimi” ditën e nesërme. Balliu u shpreh se protesta do të jetë përballë kryeministrisë. Në dallim nga protestat e tjera, ka një dallim sepse PD prej ditësh ndodhet në terren, sipas tij, për tu njohur me problemet që i shqetësojnë qytetarët.
Balliu:Organizmi i protestës ka pasur një ndryshim themelor. Strukturat e PD ndalojnë në çdo biznes, kudo që janë për të diskutuar dhe për t’i dhënë fletëpalosjet që ne kemi bërë. Aty janë listuar disa pika të rëndësishme dhe besoj se të gjithë qytetarët bien dakord. Është e lehtë të thuash lufta në Ukrainë, por lufta nuk është vetëm për Shqipërinë. Edhe Ukraina vetë e ka më të ultë çmimin e naftës. Mediet zvicerane po habiten me çmimin e naftës që kemi ne. Bordi vazhdon sipas interesit dhe qejfit të pushtetit. Nuk mund ta përcaktojë qeveria sepse ne jemi në treg të lirë. Kryeministri nuk mund të na bëjë budallenj, sepse ai e ngriti bordin, ai është arkitekt i tij.
Për sa i përket Bordit të Transparencës, Balliu e cilësoi “komunist”. Në gjykimin e tij, është vetë kryeministri Rama arkitekti i këtij bordi, fu Balliu: Ç’është kjo paketë rezistence që rrit çmimet. Paketa është për të ndihmuar qytetarët, jo të rrisësh çmimin e naftës. Për sa kohë të jetë Rama aty taksat do jenë të larta, rrogat të ulëta, vjedhja do vazhdojë. Shikoni vetëm sot, janë kapur 8. Këta vjedhin dhe me varret. Marrin ryshfete për vendin e varrimit. Këto para që i merren buxhetit të shteti krijojnë gropa të zeza. Si i mbush ky këto gropa? Rrit taksat. Vjedhja vazhdon, taksat rriten. Ne nuk mund të quhemi as shtet. Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorët, ndërkohë që ajo ka dalë se është një vjedhje.
Organizimi i protestës
Balliu theksoi se kauzat e shpalosura nesër në protestë do të çohen deri në fund nga PD-ja. Qëllimi është që t’i kërkohet dorëheqja kryeministrit Rama.
Balliu: Protesta do jetë të kryeministria. Ka një ndryshim themelor, sinqeritetin ndaj kauzave. Nëse ne do ta quanim këtë protestë si e vetmja gjë që duhet bërë do ishte tradhti ndaj kauzave. Protesta është fillimi. PD i takon që kauzat e nesërme t’i mbrojë dhe t’i çojë ato përpara. Qëllimi i kësaj proteste është t’i kërkohet Edi Ramës të japë dorëheqjen. Nuk ka ngritur rrogat, ka çuar çmimin e naftës më të lartin në Evropë, nuk ka pasur asnjë subvencion për fermerët, etj,.
Balliu u shpreh se PD ka problemet e brendshme dhe gabime që nuk i mohon askush, dhe për më tepër nuk kanë premtuar ëndrra. Por sipas tij, ndryshimin nuk e bën një individ, e bëjnë idetë. Ai theksoi se protesta do të fillojë rreth orës 19:00 dhe nuk ka afat të caktuar, do të jenë qytetarët ata që do të përcaktojnë kohëzgjatjen.