Rama takohet me kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreyministri Edi Rama gjatë vizitës në Kiev është takuar me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal.

Rama dhe homologu ukrainas kanë zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku kanë diskutuar për gjendjen në të cilën ndodhet Ukraina pas pushtimit rus i cili nisi në 24 shkurt.

Takimi është zhvilluar në një ndërtesë, ku siç shihet është e fortifikuar dhe e ruajtur për shkak të sulmeve ruse.

I shoqëruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe delegacioni shqiptar, Rama pa nga afër krimet e  luftës, si dhe vizituan një ekspozitë  për fëmijët që kanë humbur jetën nga lufta e agresionit rus.

Zjarr Tv Ad