Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pjesën e radhës së podcast-it të tij ‘Flasim’. Në episodin e sotëm, Rama kishte të ftuar 4 të rinj të huaj që kanë zgjedhur që të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.
Rama gjatë bisedës u shpreh se Shqipëria të kthehet në varësi dhe se askush që vjen i huaj këtu nuk dëshiron të largohet. Sa për shqiptarët që ikin, Rama u shpreh se duan që të provojnë eksperienca të reja dhe kjo është e kuptueshme. Ndër varësitë që sipas Ramës të mbajnë në Shqipëri është edhe kafeja, pasi sipas tij nuk ke ku të pish një ekspres në Berlin dhe të thuash ‘uau’.