Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama do të deklaronte se si pasojë e rritjes së ndjeshme të çmimeve të lëndëve të para, në Shqipëri janë duke u pezulluar ndërtimet. Por sa qëndron kjo deklaratë?
Mjafton të zbresësh në qendër të Tiranës, në të katërta anët e godinës së bashkisë, procesi i ndërtimit të kullave është duke vijuar normalisht, e madje në njërën prej godinave, në ditën kur Rama bënte deklaratën, një punëtor do të humbtte jetën tragjikisht.
Jo vetëm kullat shumëkatëshe, por edhe në godina të tjera në kryeqytet procesi i ndërtimit vijon si normalisht, pavarësisht ankesave për rritjen e lëndëve të para që duhen për to.
I njëjti intesitet ndërtimi vijon edhe në zonën e Liqenit të Tiranës, ku kullat shumëkatëshe, duket se i marin frymën qytetarëve që zgjedhin këtë hapësirë për t’u çlodhur.