Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama pranoi se Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-së për strehimin e afganëve që kanë bashkëpunuar me autoritet amerikane, teksa shkruante në Facebook se nuk mund ta refuzonim këtë kërkesë dhe që ne si popull jemi mikpritës.
Pikërisht këtë deklaratë ka vendosur të ironizojë edhe gazetari i njohur Ylli Dylgjeri, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se Rama fton afganët në vendin tonë, ndërkohë që me qindra mijëra shqiptarë kanë shkuar në emigrim.