Shishet dhe gotat kokës, “PLAS” sërish sherri te “ORANGE”, ndërhyn policia

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme “Orange Club” është vendosur sërish në qendër të vëmendjes. Një sherr i madh është shënuar në lokalin e njohur tashmë për të gjithë për jetën e natës dhe sherret që ndodhin herë pas here.

Në lokalin e njohur në Sarandë mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar këngëtarja Elvana Gjata, ku duket se pas performancës së saj ka “plasur” edhe sherri.

Nuk dihet ende shkaku i konfiktit që ka çuar në këtë përplasje fizike dhe as se sa persona janë arrestuar.

Kujtojmë që në “Orange Club” pak ditë më parë është shënuar edhe një sherr tjetër, ku disa turistë u përplasën fizikisht me rojet e sigurisë, ndërsa atë mbrëmje i ftuar për të performuar ishte Noizy.

Zjarr Tv Ad