Rama ultimatum dy ministrave nga Prishtina: Të jetë hera e fundit që bëjmë marrëveshje për zbatim marrëveshjeje

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e tetë mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila po mbahet në Prishtinë, nuk kanë munguar as batutat dhe “pyetjet me spec” nga kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.

Në përfundim të fjalës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili shfletoi pikat për lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve nga një vend në tjetrin për fundjavat dhe festat zyrtare, Rama e pyeti ministrin se si do të kalohet kufiri në muajt korrik dhe gusht, atëhere kur dhe fluksi i qytetarë është më i lartë, pasi shqiptarët e Kosovës i drejtohen bregdetit shqiptar.

Rama i kërkoi Sveçlës dhe ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçit që qytetarët mos kenë polic në kufi i cili i uron mirëseardhjen dhe të ndalojnë vetëm për shkak të fluksit të automjeteve.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Të të bëj një pyetje unë? Sepse kjo fjalia do të kemi disa lehtësira më fut ankthin sepse imagjinoj veten në makinë duke pritur ato lehtësirat. Mund ta di nga ju si do të kalohet kufiri në korrik edhe në gusht? Cilat janë këto disa lehtësirat? Sepse këtu bëhet fjalë kur shkon njeriu për andej, për në plazh aty të mos ndalojë, kjo është ideja. Tani këto lehtësirat çfarë domethënë?

Xhelal Sveçla: Nëse mundem herën e fundit kur isha në Shqipëria para disa ditësh polici kufitar në Vërmicë, më uroi udhë të mbarë.

Edi Rama: A mund t’ja kurseni këtë urim qytetarëve dhe ata kur kalojnë të mos kenë policë farë që t’i urojnë, por të kenë ndalime të rastësishme për çdo 500 makina. Mund të ndodhë kjo, apo është e pamundur? Apo duhet patjetër një polic që ti urojë “Mirëseardhje”.

Xhelal Sveçla: Atë e mundëson protokolli.

Edi Rama: Siç e shikoni unë e kam thënë që në mbledhjen e parë se vetëm Ministrat e Brendshëm mund të bëjnë një marrëveshje se si do të zbatohet një marrëveshje që e kanë bërë përpara. Shpresoj të jetë i fundit ky protokoll dhe shpresojmë që në korrik qytetarët të vijnë pa ja uruar policia mirëseardhjen.

Zjarr Tv Ad