Rama: “Baton, ore ça dreqin do ky Kurti që kruhet me mu? Nuk e kupton ky që e shkatarroj për 30 ditë, më keq se Grenelli, unë”?

0
919
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrë nga Thashetheme nga Kupola TNK

Bato: “Dorën zemër Edi kjo osht pa lidhje. Nuk ka lidhje kjo. Beteja jote është për Ukrainën, për evropianizmin, për shkronjat. E ajo qka bon Albini me ket Zëdhënësen e të gjitha Pushteteve kërkon me na qu në gropë, në otomanizëm me tesha marksizmi”.

Edi: “Ore Baton  se harrova. Çe kishe atë shkrim me stërkala pështyme të përziera me lyrë byreku e me erë çorbe të prishur kundër një gruaje? E kishe humbur fare. Mos e ul nivelin të shkruash kundër grave. Plus cilësia e shkrimit mizerabël, pa asnjë figuracion, me metafora odash katundi. Mbante erë këmbësh, thartirë si shkrim. E lexova dje pasdite dhe më kapi një si e përzier në grykë…Të kam thënë mos u fshih pas figurave të dyta. Sulmo në ballë. Vetëm Albinin ose lëre. Nuk konsumohen energjitë për sahanlëpirës ”

Batoni skuqet. Ishte i bindur se ia kishte qëndisur Mimozës. Në Kosovë kishte bërë bujë shkrimi, e kishin shpërndarë pa fund. Mirëpo ai jeton për sytë e Edit, për vëmendjen dhe vlerësimin e tij. Kosova menjëherë i bëhet e pavlerë, katundare, injorante…

Ndërron muhabet.

Batoni: “Vizitën në Kosovë po e fillojmë kah shpia e Hashës. Qaty diku del Endriti na pret. Ka me i kop shpirti Albinit kur t’na shohin. Pastaj ia bojmë nji zo Regjep Qoses. Ai osht i krahit t’Albinit. Qaty merr fun ai. Kjo osht betej idesh jo luftë me grushta”…

Edi: “Jo Baton, kam një ide tjetër, më fine. E di ti si ia mora Sunny Hillin”?

Bato: “Tybe sen smke kallxue”.

Edi: “Ja ta tregon Lali Eri”

*****

Lali bisedon me Dukagjin Lipën

Lali: “Dugi si të kam zemra? Dua mirë? Nigjo pak Lalin. Si tia bojmë atë Festivalin ta sjellim i çikë në Tiranë”?

Dugi: “Si je Kryetar? I kënaqur jam që jemi njohur. Do ta sjell se sbën në Tiranë por nga viti tjetër. 3 ditë në Prishtinë dhe 2 në Tiranë”.

Lali: “Nigjo Lalin. Na duhet sivjet, ashtu është një punë. Duhet të bësh kërkesa të ekzagjeruara Albinit. Njëra pas tjetrës. Nëse plotësohet njëra fap nxirr tjetrën. Deri sa ti shterohet durimi. Unë jam specialist për ide të tilla”…

Dugi: ” E kam një kërkesë për nja 17 ha që më duhen për Festivalin por nuk ia kam kushtëzuar…Sipas mundësive…”

Lali: “Po ti e paske të gjetur mor burrë. Vër afat 48 orë  dhe nëse nuk e plotësojnë fap e kemi gati…”

Dugi: Po Edi a është dakort”?

Lali: “Ah me e ditë ti mor të keqen Lali…”

Dugi qesh me zë

*****

Zyra e Albinit. Të pranishëm Dugi, Albini, Mefi (deputet i njohur i VV).

Dugi: “Albin, duhet që qato 17 ha me mi dhanë mua për 99 vjet. Nuk du me pa njeri atij vendi. As komuna e as gja tjetër. Nuk mundet të bëhet edhe Festival Kapuçash edhe Sunny Hill në të njëjtin vend”

Albini: “Kadalë pak o Dug. Ka ikë koha kur fluturojshin hektarët e Kosovës për taksidarë meritash lufte a paqeje. Ky vend ka shtet e rregulla. Medemek po ia kthejshe ti Kosovës pas 99 vjetësh Dug a”?

Mefi emocionohet. Çohet në këmbë e duartroket për përgjigjen shteruese të Shefit.

Dugi gjithashtu nuk duket aspak i mërzitur.

Dugi: “Shumë mirë e keni mendu. Mbani hektarët e ma bofshi ditën e mirë. Unë nuk kam ma punë këtu”.

Dugi çohet e bë me dalë.

Albini shqetësohet. Ishte pregatitur për njëfarë diskutimi në fund të të cilit do ia plotësonte kërkesat por biseda shkoi keq.

Albini: ” Dug nalu pak se më duket u keqkuptuam. Prit se po flasim. Unë nuk jam kundër në parim veç…”

Dugi ndërkohë ishte larguar. Duke zbritur shkallëve i çon një sms Lalit: “U kry”

Lali emocionohet. I nis sms Edit: “Sunny Hill në Tiranë. U mbyll. Anullohet Prishtina”.

Edi menjëherë e shpërndan në FB. Lali pyet:

Lali: “Shefo ku thu ta bëjmë se Tirana ska metër të lirë”

Edi: “Në të sat ëme ta bëjmë. Dil vetë nesër e gjeje ku të duash tokën. Në mos e gjetsh do e bëjmë në tarracat e pallateve. Mos më pyet mua për gjëra që duhet ti zgjidhësh vetë”..

Pipipipip

Lali Eri shef rreth e rrotull, sigurohet që nuk ka njeri dhe shan nëpër dhëmbë: “A me q.fsh nënën më q.fsh…”

*****

Batoni e dëgjoi rrëfimin e Lali Erit. Këtë sharjen e fundit ai nuk ia rrëfeu por Bato e mori nëpër mend. Iu drejtua Edit.

Bato: “Pse bre Edi po bon ksi intrigash ti? Dorën zemër ti duhet të luftosh me shkronja, me editoriale. Ja ku më ke mua për qdo gjë. Pllus Mero po lufton si luan. Kjo është beteja e shkronjave jo e i intrigave t’ulta”…

Edi i hedh dorën në qafë Batos dhe i thotë:

Edi: ” Bato, bëhu gati se nesër do shkojmë në Ukrainë, të takojmë Zhelenskin. Do marrim edhe Blushin si fotograf dhe reporter bashkë. Ti do kesh rastin për takimin e radhës me historinë”…

Batoni harron gjithë qejfmbetjet dhe mallëngjehet. I dridhet pak mjekra, çohet në këmbë dhe i hidhet në qafë Edit:

“Faleminderit që ekziston Edi Rama. Historia do bëjë rrëfimin përfumdimtar për atë çka përfaqësoje ti për rilindjen evropiane. Beteja jote me historinë është e fituar”.

Edi ndërkohë ishte larguar.

Postimi nga Thashetheme nga Kupola në linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/thashethemengakupola

Zjarr Tv Ad