Rama uron kryeministren e Italisë: Paç fat Giorgia Meloni!

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Ei Rama ka uruar Giorgia Meloni, e cila ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kryeministre e Italisë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se vendi ynë i detyrohet shumë Italisë, një vend me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila sipas tij ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes dy qeverive.

“Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të qeverisur Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat@Giorgia Meloni”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad