Rama: Vajtimtarët për shqiptarët në kufi synojnë katastrofën

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një deklaratë publike.

Rama vlerëson se ecuria kundër pandemisë është goxha pozitive “falë jush, 99% e më shumë shqiptarëve, ndërkohë  të pabindurit 0.03, 0.004 % vërtet janë shumë pak por mbeten minë me sahat që duhet të adresojmë me patjetër”

Rama u ndal fillimisht në situatën e shqiptarëve që kanë mbetur në tokë neutral mes kufijve shqiptarë dhe atij në Greqi. Rama tha se ata që po bëjnë vajtimtarin për këta persona synon të nxisë katastrofën

“Në kufirin e Kakavijës nuk ka asnjë problem asnjë që kërkon të hyjë, në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi që nuk kanë asnjë urgjencë të posacme por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen. Kush bën patriotin e vajtimtarin për ta synon të nxisë katastrofën. Është e pajustifikueshme të nxiten njerëzit drejt kufijve. Kufijtë janë të mbyllur për të mbrojtur jetën të atyre që janë këtej e andej kufirit.”

Zjarr Tv Ad