Rama vazhdon abuzimin me Teatrin Kombëtar: Kostoja do të rritet…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nuk e ndal abuzimin me Teatrin Kombëtar. Ai tha sot se projekti i Teatrit të ri Kombëtar nuk është ndryshuar, por paralajmëroi se kostoja për ndërtimin e tij do të rritet për shkak të rritjes së çmimeve, ndikuar nga konflikti në Ukrainë.

Tiranës i mungon Teatri Kombëtar, pse nuk po ndërtohet, ka mungesë parash apo ndryshim të projektit?

Për fat të keq u bëmë tani 3 vjet që bëjmë plane e kemi projekte për të realizuar se vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh si tërmeti, pandemia e lufta që ka nisur në Ukrainë, e cila ka goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi dhe çmimeve të ndërtimit në veçanti.

Jemi duke diskutuar për shkak të kësaj fakti të fundit që ka pasur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit.

S’ka asnjë ndryshim sa i përket projektit të teatrit, gjithë problemi qëndron te kalimi i vështirë nga letrat te zbatimi i projektit për shkak të rritjes së çmimeve. Po rishikojmë manualin që kemi për këtë qëllim se është e kotë që me manualin ekzistues t’i kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara e të bëjnë investime që janë de fakto shumë më të shtrenjta se sa çfarë figurojnë në manualin e vjetër.

Po merremi me këtë e besoj që do gjejmë një zgjidhje dhe Teatri Kombëtar do ndërtohet siç është projektuar e siç jemi zotuar. Por jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e parashikuara kur mes teje e afatit futet një ngjarje që as parashikohet e as evitohet.

Zjarr Tv Ad