Heqja e Shqiponjës simboli i 100 vjetorit të pavarsisë, nga rrethrrotullimi tek Dogana, ka sjellë reagime të ashpra. Të shumtë janë ato të cilat nuk janë dakort me qëndrimin e kryeministrit për heqjen dhe pastaj dhe deklaratat qe ky i fundit ka dhënë duke e quajtur ‘vulgaritet i ngritur në piedestal’.
Nisur nga reagimet e shkaktuara, kryeministrit Rama, ka reaguasr sërish me anë të një postimi në rrjetin social “Tëiter”, ku ka ironizuar opozitën dhe ka komentuar deklarat e tij të bëra një ditë më parë.
“Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia🤧”, shkruan Rama.