Rama: Zgjerim të paketës financiare gjatë muajit prill

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar  se do të ketë zgjerim të paktës financiare gjatë muajit prill, për ti ardhur në ndihmë bizneseve të prekura nga koronavirusi.

Gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim virtual me bankat për paketën financiare të luftës.

“Me bankat për paketën financiare të luftës;
vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë;
zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”,
 shkruan Rama në Facebook.

Nderkohe sot hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave për pagesën e papunësisë të ardhur gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore si pasojë e koronavirusit.

Kjo është e vlefshme për të gjitha bizneset, të cilat  për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë dhe kanë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, si dhe duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin

Zjarr Tv Ad