Shkon në 259 numri i personave të prekur nga koronavirusi, 16 raste të reja

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka shkuar në  259  numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Në një dalje për mediat, Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit nga 152 persona të testuar janë konfimruar 16 raste të reja.

Ndërsa numri i viktimave deri tani ka shkuar në 15.  Të shëruar nga COVID-19 janë gjithsej 67 pacientë.

Një tjetër e dhënë nga ministria e Shëndetësisë është se mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç, ndersa e personave qe kane humbur jeten 66 vjec.

79 pacientë të shtuar në spital-Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Harta e të prekurve nga COVID-19

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

– Tiranë                       140 raste

– Durrës                       29 raste

– Lushnje                     4 raste

– Elbasan                     5 raste

– Fier                             23 raste

– Kavajë                       5 raste

– Rrogozhinë              2 raste

– Korçë                         16 raste

– Vlorë                         5 raste

– Shkodër                    8 raste

– Lezhë                         5 raste

– Berat                         1 rast

– Has                             2 raste

– Krujë                          5 raste

-Tropojë                      4 raste

– Pukë                           3 raste

– Mirditë                     2 raste

Apeli për qytetarët-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe çdo pyetje për COVID-19, ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

Zjarr Tv Ad