Rama ‘zhduk’ Ahmetajn/ Gjiknuri: Nuk mbajmë shënim kush vjen në festë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri reagoi sot ndaj raportimeve se pse Arben Ahmetaj mungoi në një festë të kësaj force politike pak ditë më parë.

“Nuk mbajtëm shënim kush erdhi, kush nuk erdhi në festë”, tha Gjiknuri në një konferencë për mediat.
I pyetur për situatën e Ahmetajt, emri i të cilit është lidhur me personat e shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve, Gjiknuri shtoi:

“Ju e dini që ka një hetim. Nuk ka pse të komentoj akuzat që ngrihen. Në Shqipëri ka një tendencë që gjyqi të bëhet mediatik dhe publik, por procesi i vërtetë ligjor është në organet e drejtësisë. Është një organ që qeveria nuk e kontrollon, që ka marrë në përgjegjësi penale figura të larta. Ka vetëm një të vërtetë, që organet janë duke hetuar dhe rezervohem të mos bëj komente”.

Shfaqja e fundit në publik e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ishte kur shkoi në seancën e Kuvendit ndërsa ndaj tij sapo ishte bërë një akuzë penale për çështjen e inceneratorëve.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai është përpjekur të mbajë profil të ulët, deri sa disa ditë më parë ra në sy mungesa e tij. Grupi Parlamentar socialist së bashku me qeverinë u mblodhën në një takim informal në një nga restorantet e Elbasanit.

Ky takim zhvillohet çdo vit para festave të fundvitit dhe në të marrin pjesë të gjithë deputetët socialistë dhe anëtarët e qeverisë. Që të gjithë kanë marrë ftesa nominale për të qenë pjesë e kësaj darke festive. Por në tavolinat e socialistëve u vu re mungesa e deputetit Arben Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad