Ramën e shajnë “live”, kryeministri e merr me sportivitet: “Shëndet t’ju bëhen të gjitha”

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kryeministri Rama ka marrë edhe një sharje në komentet në rrjetet sociale.

Siç tregoi edhe vetë Rama, “Love Albania” ishte emri i profilit që e shau, por pavarësisht kësaj, kryeministri e mori me sportivitet, duke i uruar të gjithëve një vit të mbarë, pavarësisht asaj që shkruajnë.

“Ooo, ishte një sharje këtu, nuk po e lexoj por mirë që erdhi, për të mos prishur punë, por për të prishur syrin e keq. Falenderoj posaçërisht “Love Albania”, që i ka vënë këtë emër dhe ka bërë një sharje gyp, gyp, gyp. Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, pavarësisht nëse lëvdoni, mbështesni apo shani. Shëndet t’ju bëhen të gjitha”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad