Raporti, Hajdari: Rama të ishte në seancë, dy gjëra duhet të dijë

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa foli në parlament për progres raportin e KE-së, i cili rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë, deputetja Rudina Hajdari kritikoi mungesën në këtë seancë të kryeministrit Edi Rama ndërsa tha se dy gjëra bën mirë t’i dijë kreu i qeverisë.

“Në sallë mungon sërish kryeministri që duhet të jetë prezent për të shënuar këtë ditë duke na thënë diçka përsa i përket raportit. Kam ardhur për të thënë disa të vërteta, kritika që janë me vend dhe populli duhet ti dëgjojë. Ne kemi vetëm një njeri që u tregon atyre se është më i miri i të mirëve dhe se ai nuk ka. Ka 6 vite që me fjalë shumë e vepra pak po bind ata që kanë vesh të dëgjojnë se vetëm ky po ndërton një vend ku mbizotëron ligji dhe shteti, ndërkohë që merr cdo vendim brenda e jashtë parlamentit dhe vendit. Ky njeri që bën ligje në kurrizin tonë, të së mirës së askujt, varfëron të varfërit dhe pasuron të pasurit, sillet në Evropë me reforma të paimplementuara dhe bën tangon e Serbisë ndihet më i frikësuar se kurrë nga partia e tij. Duhet të dijë dy gjëra, që qeveria është në regres dhe jo progres dhe integrimi nuk mund të vijë dot kurrë nga të paintegruarit, asnjë nga liderat tanë nuk e bind BE se do bëjnë ndryshime të prekshme me vullnetin e tyre. Bindja ime mbetet se BE do i përgjigjet shqiptarëve të sinqertë. BE ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm, na ka ndihmuar shumë por ndihma duhet të vijë nga ne.” – u shpreh Hajdari ndërsa me tone të ashpra kritike foli edhe për kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Cfarë ka bërë për integrimin kur nuk lë kauzë pa braktisur, e kanë bërë Shqipërinë një gjoja të madhe. Ka ardhur koha e nje gjenerate të re, që e do integrimin. Para se kjo të vijë është detyra jonë patriotike të bashkohemi e të bëjmë çmos për të marr pranimin në BE, duhet të fitojmë, të jemi të suksesshëm në këtë mision.” -përfundoi Hajdari.

 

Zjarr Tv Ad