Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 prillin, reagon Lulzim Basha: Konfirmohet tjetërsimi i votave

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke u shprehur se raporti konfirmoi që në 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Sipas Lulzim Bashës, raporti konfirmoi atë që shqiptarët e dinë tashmë, pra 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Teksa përmend blerjen masive të votave, presionin ndaj votuesve, keqpërdorimin easeteve publike dhe gjetje të tjera, Lulzim Basha thekson se 25 prill ishte me pak fjalë një masakër zgjedhore.

Ditën e sotme, OSBE-ODIHR publikoi raportin përfundimtar për sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke përmendur ndër të tjera si tepër të nevojshme ruajtjen e të dhënave të qytetarëve, si dhe betejën me shitblerjen e votës.

Reagimi i Lulzim Bashes:

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Zjarr Tv Ad