Edhe pse u eliminua nga UEFA Champions League, Partizani do të vijojë që të garojë në Kupat e Europës.
Të kuqtë do të synojnë të shkojnë sa më lart në Europa League, teksa pengesa e parë do të jenë moldavët e Sheriff Tiraspol. Kampionët e vendit zbresin këtë të enjte në orën 17:30 në fushën e “Selman Stërmasit”, aty ku do të tentojnë të hedhin një hap drejt raundit të tretë kualifikues të Ligës së Europës.
Ndërkaq, UEFA ka zyrtarizuar edhe trupën e gjyqtarëve që do vendosin drejtësinë në stadiumin kryeqytetas. Një katërshe e tëra ruse, me kryesorin Kirill Levnikov. Asistentë të tij do të jenë Andrei Vereleshkin dhe Valeri Dançenko. Arbitër i katërt do të jetë Vasili Kazarisev, ndërsa vëzhgues Erol Ersol nga Turqia dhe Marko Simeunoviç nga Sllovenia delegat.