Reagon “Bana King”: Jemi të pafajshëm, grupet kriminale po përdorin linjën pa dijeninë tonë! Nga ta dimë ne çfarë kanë arkat brenda?

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

31 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, u sekuestruan mbrëmë në Portin e Durrësit në një kontejner me banane.

Nga informacionet zyrtare u bë me dije se sasia e kokainës rreth 33.5 kg u kap e fshehur në kamionin e kompanisë Zico Sh.A që tregton banane nën emrin “Bana King”.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe vetë kompania “Bana King” të cilët kanë mohuar të jenë të përfshirë në trafikimin e kokainës.

Ata kanë deklaruar para agjentëve të Antidrogës se nuk kanë patur lidhje me lëndën narkotike dhe nuk kanë qenë në dijeni.

Kompania pretendon se grupet kriminale e përdorin linjën pa dijeninë e tyre dhe se ata janë të “pa fajshëm”.

“Nuk kemi asnjë përgjegjësi pasi neve si kompani porosinë e bëjmë në rrugë elektronike dhe s’jemi fizikisht në Ekuador. Nga ta dimë neve se çfarë kanë arkat brenda?! Mund ta linit ngarkesën të mbërrinte në magazinat tona dhe nëse neve zbulonim se kishte kokainë dhe se raportonim atëherë kjo përbënte shkelje ligjore. Ne presim banane, se çfarë ka kontejneri brenda nuk kemi se si ta dimë. Grupet kriminale e përdorin linjën pa dijeninë tonë.

Ky është një problem për ne sepse na shkatërron biznesin. Ne jemi të pafajshëm pasi s’kemi asnjë dijeni për lëndën narkotike“, kanë deklaruar ndër të tjera përfaqësuesit e kompanisë “Bana King”.

Policia e Durrësit mbrëmë tha se nga operacioni në Portin e Durrësit, u sekuestrua 33.5 kg kokainë, e fshehur mes një ngarkese me banane të një firme private. Kompania, në fakt është Zico Sh.A që tregon banane nën emrin “Bana King”.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kontrolluan kontejnerin të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u shoqëruan për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Zjarr Tv Ad