Ka reaguar me revoltë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, lidhur me ngjarjen që ndodhi sot në drekë te “Varri i Bamit” në Tiranë. Gjatë një operacioni policie Forcat Speciale dështuan të arrestojnë një të dyshuar për shpërndarje droge, pasi shoferi i makinës që policët kërkonin të ndalonte, i dha gaz dhe u largua.
Aty në vendngjarje ishte edhe reporteri Ergys Gjençaj i cili u neutralizua nga policia si të ishte kriminel. UGSH dënon me forcë këtë veprim të nxituar dhe pa profesionalizëm të Forcave Speciale, duke shprehur shqetësimin e thellë për mënyrën se si ata vepruan ndaj gazetarit.
“U sollën me agresivitet, ishin brutalë dhe arrogantë”, shkruan UGSH në një reagim në Facebook. UGSH u bën thirrje autoriteteve policore në vend që të reflektojnë me urgjencë ndaj incidenteve të tilla.
Reagimi i plotë
Denojme dhunimin fizik nga policia te reporterit Ergys Gjençaj
Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare ndaj dhunes dhe agresivitetit te punonjesve te policise se Tiranes, mbi reporterin e Tv News 24-
Tirane me 27.07.2021
Imazhi i sjelljes policore i fiksuar nga kamera e televizionit Neës 24 me reporterin Ergys Gjençaj, ne mesditen e dates 27 Korrik 2021, ndersa po raportonte live nje operacion policie ne vendin e quajtur Varri i Bamit, ne Tirane, perben nje incident te rende. Eshte akt i paster i nje dhunimi fizik mbi reporterin dhe arrogance policore. Ketij episodi i eshte shtuar edhe shoqerimi per gati nje ore i reporterit Gjençaj.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon ashper kete akt dhunues dhe brutalitetin policor te demonstruar ndaj reporterit dhe kerkon venien para pergjegjesise se punonjesve me uniforme policie, te cilet jane aktore te kesaj dhune dhe arrogance mbi gazetarin ne detyre.
Me heret UGSH ka reaguar ndaj rasteve te perseritura te cenimit fizik te reportereve ne detyre si dhe per nje sjellje agresive dhe arrogante te punonjesve te policise se shtetit ndaj tyre. Aksioni policor te cilin reporteri dhe koleget e tij e raportonin, pamvaresisht nga risqet qe mbartte, nuk e justifikon sjelljen agresive dhe dhunen fizike mbi reporterin.
UGSH u ben thirrje autoriteteve policore ne vend te reflektojne me urgjence ndaj incidenteve te tilla, te ushtrojne autoritetin e tyre per respektimin e integritetit dhe prezences profesionale te gazetareve ne terren dhe ne mjedisin e tyre raportues. Episode te tilla te njohura si ne Lezhe, ne Fier, Tirane,. etj., jane raste deshmuese pse ne raportet e fundit nderkombetare per lirine e medias dhe te gazetarit, vendi yne njeh renie ne nivelet e indeksimit dhe shenjohet per probleme serioze .
Zyra e Informimit
Unioni i Gazetareve Shqiptare