Reagon PD: Lirimi i Rrajës për t’i shërbyer komunitetit kriminal të Ramës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar pas lirimit nga burgu të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahmah Rraja, që akuzohej për përndjekje të ish të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

“I biri i deputetit mafioz të Fushë Krujës është lënë i lirë jo për t’i shërbyer komunitetit, por për t’i shërbyer  pushtetit kriminal të Edi Ramës. Lirimi nga burgu i djalit përdhunues të deputetit socialist tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë që kontrollon Edi Rama. Nga njëra anë, mbahen në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat, nga ana tjetër, lihen të lirë ata që vjedhin votat për Edi Ramën, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët e drogës. Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin vjedh votat dhe bashkëqeveris.”

Zjarr Tv Ad