Reali i Madridit dhe Liverpooli janë skuadrat që do të përballen me njëra-tjetrën për trofeun më të rëndësishëm për klube; atë të Ligës së Kampioneve. Në 26 maj në Kiev, Reali i Madridit do të kërkojë të fitojë titullin e tretë radhazi kontinental për t’u bashkuar me Ajaxin dhe Bayernin, ndërsa Liverpooli do të kërkojë të kërkojë titullin e tij të 6 në historinë e tij. Kjo e këtij viti nuk do të jetë hera e parë që Liverpooli dhe Reali i Madridit do të vihen përballë në finalen e Ligës së Kampioneve. Më parë kjo ka ndodhur në sezonin 1980/81 dhe kompeticioni quhej Kupa e Kampioneve. Në finalen e Parisit ishte skuadra e The Reds që fitoi 1-0 me golin e Kennedy ndaj Realit të Madridit që drejtohej nga Vujadin Boskov. Finalja e këtij viti do të jetë ajo mes skuadrave që kishin sulmin më të mirë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve ku vëmendja do të jetë pikërisht në minisfidën mes Cristiano Ronaldos e Mohamed Salah.Liverpooli në 12 ndeshje ka 40 gola të shënuar e 13 të pësuar, ndërsa Reali i Madridit ka një bilanc me 30 gola të shënuar e 12 të pësuar. Në të njëjtën kohë, ajo mes Realit e Liverpoolit do të jetë sfida mes skuadrave që kanë numrin më të lartë të trofeve dhe finaleve të luajtura; 17 tituj, 12 Reali e 5 Liverpooli, ndërsa në total këto skuadra kanë luajtur 24 finale. Finalja e fundit e Liverpoolit në Ligën e Kampioneve është ajo e 2007 ndaj Milanit e humbur 2-1. Përsa u përket ndeshjeve direkte; Liverpooli ka një avantazh të lehtë 3 fitore kundrejt 2 të madrilenëve. Përveç finales së 1981, Liverpooli ka mundur Realin edhe në sezonin 2008/2009 në 1/8 e finaleve, 1-0 në Madrid e 4-0 në Bernabeu. Dy fitoret e Realit ndaj Liverpollit janë në sezonin 2013/2014 në fazën e grupeve, 3-0 në Anfield dhe 1-0 në Santiago Bernabeu.
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...