Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ramës në lidhje me tensionin e krijuar në veri mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e palës kosovare.
‘Reciprociteti, Rama pro Serbisë….si gjithmonë! Ka shumë frikë të thotë: Serbia të zbatojë dhe BE të trysnojë’, shkruan Vasili në Facebook.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Reciprociteti, Rama pro Serbise….si gjithmone!
Edi Rama thote: “Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”.
Sepse ka shume frike te thote: Serbia te zbatojë dhe BE te trysnojë.
Edi Rama i kerkon Kosoves te dialogoje kur ajo ka plotesisht te drejte dhe reciprociteti eshte barazi dhe jo vasalitet.
Barazia nuk dialogohet, por implementohet.
Edi Rama ka frike dhe kjo eshte tashme e ditur, qe t’i thote cope Sebise: zbato e prano reciprocitetin sepse ka vdekur enderra e nje Serbie te privilegjuar dhe nje Kosove te nenshtruar.
Ndaj edhe ne kete rast Edi Rama flet e shprehet, sikur ngjarjet lidhen me shtete e realitete ne fund te botes e jo per Kosoven dhe vellezerit tane kosovare perballe nje Serbie agresive e te prapambetur ne politikat e saja arkaike te nacionalizmit te semure dhe krenarise shoviniste.