“Reforma në Drejtësi ka ikur për lesh”/ Shkullaku zbërthen përplasjen Rama-Kim për SPAK

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Armand Shkullaku e quajti përplasjen e Edi Ramës me Yuri Kim për SPAK-un si provën që Reforma në Drejtësi ka dështuar dhe për këtë sipas tij mjafton të shohësh vizitën surprizë të ambasadores Yuri Kim pak para votimit të KLP-së për 3 kandidatët në garë.

Tentakulat e pushtetit janë shtrirë kudo. SPAK-u ishte një përpjekje aq e domosodshme, aq  jetike për t’i ruajtur fytyrën ambasadës dhe reformës, sa s’ka ndodhur ndonjëherë që ambasadorja, e cila ka shkelur të gjitha konventat. Ç’punë ke ti të thërrasësh anëtarët e KLP? A më ke thënë që kjo është reformë e suksesshme? A na ke thënë që janë zgjedhur njerëzit me dinjitet, që Vettingu ka qenë i shkëlqyer. Ata nuk tundohen nga garuzhdja. Lëri të votojnë. Por duke ditur që e gjithë reforma i ka ikur për lesh, u detyrua të dale.”, tha Shkullaku.

Gjatë diskutimeve në “Çim Peka Live”, Shkullaku sqaroi se SHBA-të e kuptuan që i kanë dhënë shumë pushtet Edi Ramës dhe ata sot janë të vetdëijshëm se kryeministri është bërë i pakontrollueshëm. SPAK, tha ai, për amerikanët ishte medalja e Reformës në Drejtësi dhe një investim 100% i tyre.

Beteja qe e hapur, ky nxori ministren e Jashtme, Rama, që thoshte kanë filluar procedurat e shkarkimit duke thënë që mua më keni. Ajo doli dhe tha që do rri dhe ca më gjatë. Një luftë e turpshme për një shtet, i ke ulur brekët fare…del kryeministri dhe SHBA e bëjnë këtë debat. Pse u bë kjo? Duke parë pushtetin e madh të Ramës, nuk e kontrollojmë dot më, të shpëtojmë medaljen e reformës në drejtësi që është SPAK, investim 100% i tyre. Sa të jetë Rama në pushtet, Reforma në Drejtësi do të jetë e kontrolluar nga ai.”, deklaroi analisti.

Zjarr Tv Ad