Deputeti i PD Enekelejd Alibeaj dhe kreu i grupit parlamentar të PS po zhvillojnë një takim për reformën territoriale. Takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit ku të dyja palët pritet të gjejnjë dakordësinë sa i takon kësaj reforme.
Ndërkaq më datë 31 tetor do të ketë edhe një takim të posaçëm për të diskutuar për ndryshimet e mundshme.
Për Partinë Socialiste harta aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe është më e pranueshme duke i qëndruar të njëjtës tezë. Nga ana tjetër, opozita kërkon 33 bashki më shumë, pra 94 të tilla.
Në shkurt të këtij viti parlamenti votoi njëzëri pro për ngritjen e Komisionit Parlamentar për një reformë të re administrative. Muaj më vonë, PS dhe PD ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët për një ndarje të re të hartës së vendit.