“E vranë për së dyti duke e nxjerrë si të dyshuar për kriminel”, Berisha për vdekjen e Lear Kurtit: Qytetarët të vazhdojnë protestat, secili mund të jetë viktimë e rradhës

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, u kërkoi qytetarëve të vijojnë protestat për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti, i cili sipas tij mbeti viktimë e dhunës policore dhe jo e overdozës siç e paraqesin në raportet policore.

Berisha tha se ndërkohë që kamerat tregonin se Lear Kurti kishte qenë duke ecur i vetmuar, policia kërkonte ta paraqiste si një të dyshuar që planifikonte akt kriminal para një objekti.

Sali Berisha: Investigime serioze të rrjeteve televizive, hodhën poshtë si trillime të trupshme pretendimet e Edi Ramës dhe Çuçit të tij të familjes. Hodhën poshtë trillimet dhe inskenimet e një krimineli me uniformë të pashoq në rradhët e policisë shqiptare, Ardi Veliu i cili për të mbrojtur padronët e tij, vrau për së dyti, Lear Kurtin. Investigimet faktuan se mbi Lear Kurtin, një bandë prej katër policësh të droguar u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore.

Këto filmime faktuan se Ardi Veliu, ky mashtrues i paskrupujt, gënjeu shqiptarët kur deklaroi se Lear Kurti, po qëndronte para një objekti për të krijuar para një objekti për të krijuar përshtypjen se ai po përgatitej për ndonjë akt kriminal, ndërkohë që kamerat e kanë filmuar atë duke ecur i vetmuar duke bideduar në telefon me familjarët e tij. Një mashtrim i paskrupujt i policisë, u hodh poshtë se sipas tyre, patrulla prej dy policësh e ndaloi atë. Pranë tij në barbarinë që u ushtrua ishin të paktën katër në mos më shumë policë dhe banditë me uniformë. Të dhënat e kanë faktuar se trupi i tij kishte hematomë. Ekspertë mjeko-ligjorë denoncuan kryerjen e autopsisë në kundërshtim me ligjin nga një bandë që donte të fshihte të vërtetë. Tashmë nuk ka asnjë dyshim, se Lear Kurtit, i morën shpirtin xhelatë me uniformë dhe pasi i morën shpirtin e dërguan në spital. Më pas në kundërshtim flagrant, i bënë autopsinë pa asnjë prani të familjarëve apo avokatit të tij.

E bënë si bandë për të fshehur krimin e tyre të shëmtuar. Një akt i tillë, mund të ndodhë vetëm në diktatura, kurrë në vende të lira. Nëse në ndërgjegjien e tyre nuk do rëndonte vrasja dhe krimi, ata do bënin gjithcka për të zbardhur këtë të vërtetë tragjike. Nuk do mund të bënin kurrë mashtrime dhe trillime se po qëndronte para një objekti dhe se mbi të nuk kishte shenja dhune. Ndërkohë e ëma e gjeti atë me hematoma nga koka të këmbët. Nëse donin të zbardhin të vërtetën për një 32 vjecar që i morën shpirtin, kurrë nuk mund të shkelnin procedurën strikte të hetimit në raste të tilla të ngjashme, e cila kërkon që të paktën 12 orë të kalonin nga vdekja e të riut dhe më pas të bëhej autopsia por jo vetëm nga një ekspert, por disa prej tyre.

Të gjitha këto u bënë me urdhër të Edi Ramës dhe Bledi Çuçit të cilët e deklaruan viktimën si të dyshimtë kriminel. Me urdhër të Edi Ramës, Ardi Veliu deklaroi se policia e çoi në gjallë në spital. Me urdhër të tyre, u gjet edhe qesja plastike me drogë në stomakun e viktimës. Me urdhër të tyre, u tha se vdiq nga overdoza. U vra për së dyti. Unë ftoj qytetarët të vazhdojnë protestat. Mos harroni se secili prej jush mund të jetë viktimë e rradhës nga këta banditë.

Zjarr Tv Ad