Regjistrohen 8577 të prekur dhe 30 vdekje ne France

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas autoriteteve shëndetësore numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid është  344 101 kurse totali i vdekjeve, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 30 794.

Fresidenti Macron tha sot se në ditët në vazhdim do të ndërmerren vendime të  vështira për të përballuar situatën e emrgjencës shëndetësore dhe frenuar përhapjen e virusit, por nuk është momënti për të krijuar panik.

Masat e reja do të shpallen nesër nga Këshilli i Mbrojtjes si nevojë e ‘përshtatjes me Covid’.

Jean-François Delfraissy, president i Këshillit Shkencor për emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi tha se niveli e epidemisë Covid-19 në Francë është “shqetësuese”, veçanërisht në rajonin Provence-Alpes-Côte d’Azur.

Sipas Delfraissy, “mund të ketë një rritje shumë të shpejtë, eksponenciale në një kohë të mëvonshme të infeksionit”.

“Franca – tha Delfraissy – është në një nivel shqetësues pandemie, i cili nuk është si ai i Spanjës, por që nuk është larg tij, me një vonesë prej ndoshta pesëmbëdhjetë ditësh dhe që është shumë më serioz se ai i Spanjës dhe Italisë”.

Në veçanti, Delfraissy foli për forcimin e mbrojtjes së të moshuarve dhe njerëzve me faktorë rreziku (diabeti, mbipesha, sëmundjet e frymëmarrjes). Për pjesën tjetër të popullsisë, “Franca duhet të fillojë të jetojë përsëri”, por duke mbetur “shumë aktive në strategjinë e izolimit të rasteve të reja”.

Zjarr Tv Ad