Gjermania, ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar, me korona*virus për një ditë me 6.638 raste të reja, në 24 orët e kaluara.
Ky numër, është më i madh se rekordi i mëparshëm, kur më 28 mars ishin regjistruar 6.294 raste, shkruan The Guardian.
Rekordi i zi, erdhi pas takimit të kancelares Angela Merkel, me kryeministrat rajonalë të 16 republikave, ku u arrit marrëveshje për rregulla të reja.
Sipas rregullave të reja, qytetet dhe rajonet ku shkalla e infeksionit, është duke u rritur shpejt duhet të vendosin kufizim të veprimtarisë, nga ora 23 për baret dhe restorantet.
Gjermania, është një ndër shtetet europiane, me më shumë persona të infektuar me vir*usin e ri, por ka dukshëm më pak viktima, se vendet që ndodhen në krye të listës si; Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca.