Rektori Koni: Mbështes vendimet e Asambleve! Jemi në emergjencë për Doktoraturën

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka folur sot në seancën dëgjimore të mbajtur në Komisionin e Medias dhe Edukimit, ku po diskutohet situata në universitete.

Ai tha se personalisht i ka mbështetur të gjithë qëndrimet e Asambleve pedagogëve, duke përkrahur kërkesat e tyre.

“Sa i përket gjendjes financiare të Universitetit të Tiranës, Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël për pagat që mbulohej me tarifat e studentëve dhe kam kërkuar në këtë komision që të mbulohet 100% nga buxheti i shtetit, gjë e cila nuk është bërë në buxhetin që na ka ardhur vazhdimisht. Kam kërkuar dhe rritjen e buxhetit për kërkimin shkencor për shkak të hapjes së shkollës së Doktoraturës, e cila përsëri në buxhetin e miratuar nuk ka rritje fare. Kjo dëmton shumë kërkimin shkencor në Universitete”, u shpreh Koni.

Ai shtoi se në këto vite, kërkimi shkencor lë për të dëshiruar për shkak të mungesës së një fondi të caktuar.

Sipas tij, po cenohet cikli i tretë i studimeve për shkak se ligji i ri ka përcaktuar që Doktoraturat zhvillohen në kuadër të një projekti kërkimor që duhet të financohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Teknologjisë së Informacionit.

“Aktualisht nuk kemi pasur asnjë lloj thirrje për të aplikuar në këtë projekt, kjo ka bërë të pamundur zhvillimin e ciklit të tretë të Doktoraturës, jemi në emergjencë të plotë të këtij procesi”, deklaroi Koni.

Zjarr Tv Ad