Replika midis Belind Këlliçit dhe Endrit Shabani?Shabani: Mamaja e tij vinte e na bënte presion

0
254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Endrit Shabani ka reaguar menjëherë ndaj Belind Këlliçit për cilësimin e bërë nga Këlliçi si “partiçka” për partinë “Nisma Thurje”.

Kandidati për garën e primareve në PD për bashkinë e Tiranës, ndërsa ishte të hënën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, lajmin për futjen në garë për Tiranën të partisë “Nisma Thurje”, të drejtuar nga Endri Shabani, e komentoi se nuk i shërben përpjekjes së opozitës për të mundur Erion Veliajn.

“Nisma Thurje ka deklaruar se do të nxjerrë kandidat. Njërin nga këta e kisha në studio, më tha po kandidove ti, jam me ty. Kemi një kundërshtar të fortë përballë. Nga ana tjetër dalin partiçka…”-deklaroi Këlliçi në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Shabani tregoi një episod nga shkolla e mesme, kur ka qenë bashkë me Këlliçin që atëherë paska qenë “buçko” ndaj dhe mezi vraponte, ndërsa thotë se e ëma vinte në shkollë duke u bërë presion vrapuesve të shpejtë që të tërhiqeshin nga gara, që të fitonte i biri.

“Kur isha në shkollë të mesme, herë pas here organizonim gara vrapi. Një herë në garë u regjistrua një buçko, të cilin e ëma donte ta nxirrte me zor të parin, por ai i shkreti mezi i hidhte këmbët.

Nga frika se i biri nuk e fitonte dot garën, e ëma vinte nëpër shkollë dhe i bënte presion çdo nxënësi që vraponte shpejt, duke i thënë që të mos futej në garë.

E kisha harruar këtë rast, por mu kujtua kur e pashë që ishte rritur dhe i ishte futur politikës. Buçko kishte mbetur ende. Me sa duket disa njerëzve nuk iu ikën asnjëherë frika nga gara”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad