Reshje dëbore në Dardhë dhe Voskopojë/ Qarkullimi vetëm me zinxhirë…

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tashmë dëbora ka filluar që të zbardhë fshatrat turistike të Voskopojës, siç Dardha, si dhe qafën e Qarrit. Në zonën e Dardhës, trashësia e dëborës është rreth 15-20 cm.

Sipas zyrtarëve të autoritetit local, rrugët janë të hapura dhe deri më tani, nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Reshjet e borës në Dardhë, vijojnë të jenë prezente, por me intensitet të ulët. Ndërkohë, Policia rrugore ka ngritur postblloqe për monitorimin e situatës dhe nuk lejon asnjë automjet, që të udhëtojnë pa zinxhirë.

Në këtë stinë, Dardha është një nga zonat më të vizitura nga turistët.

Zjarr Tv Ad