Lideri i opozites Sali Berisha paralajmëroi një vjeshtë të nxehtë protestash, grevash dhe revoltash kundër qeverisë së Edi Ramës. Në nisje të mbledhjes se Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha tha se çdo demokrat duhet të bëjë gjithcka për të motivuar Partine Demokratike.
Rudina Hajdari, anëtare Kryesisë së Partisë Demokratike tregoi në Syri Tv më shumë se si parashikohet kjo vjeshtë protestash.
“Po, ka një energji ndryshe dhe njerëzit janë shumë të angazhuar.
Pakënaqësitë vetëm sa po rriten, qoftë edhe me rritjen e çmimeve të produkteve apo dhe të energjisë siç është paralajmëruar në tetor, familjet që do na bashkohen do jenë të shumta. Prandaj, nuk është aspak ashtu siç thotë qeveria, ne të gjithë bashkë me opozitën e gjerë, e ndjejmë këtë lloj dhimbje që qytetarët do ndjejnë në palcë. Dhe padyshim që mllefi i qytetarëve do shtohet.
Ndërkohë që Shqipëria i ka kapacitetet shumë të mëdha për prodhim energjie, 20 përqind humbet në qarqe, dhe ky është një keqmenaxhim nga ana e OSHEE dhe si pasojë në vend që qeveria të ndëshkojë strukturat, në mënyrë arrogante, rrit çmimin dhe e bën konsumatorin ta vuajë këtë pjesë.
Unë shikoj një ngjashmëri me vitet 90, ku njerëzit nga pakënaqësitë mbushën sheshet” u shpreh Hajdari.