Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook, për gjendjen e Partisë Demokratike me Lulzim Bashën, ku bën thirrje të largohet, sepse nuk është i aftë as të fitojë e as të vulosë. Sipas Manjanit, Partia nuk është vulë, por bashkim njerëzish, ndaj bën mirë të largohet sa më shpejt.
Reagimi i Manjanit:
“Reforma territoriale është padyshim e nevojshme për vendin. Por Partisë Demokratike të Lulzim Bashës nuk i bën më fajde asnjë reformë. Partia nuk është vulë, por bashkim njerëzish të lirë e vullnetmirë.
E pra partia e Lulit është vetëm një vulë që nuk vulos dot më as letrat zyrtare por veten. Është damka që kryetari damkos anëtarët e partisë së tij… Ndaj them se nuk i bëjnë më punë reformat. Edhe sikur Rama t’i bojkotojë zgjedhjet për ti dhuruar pushtet atij, Luli prap nuk fiton. As Bashkinë e Kamzës nuk e merr dot në këtë gjendje që e katandisi partinë…
Sa më shpejt të largohet, më mirë për reformat dhe të gjithë ne”!