Rezulton e zhdukur prej 8 ditësh/ Flet shoqja e ngushtë e 19-vjeçares shqiptare në Greqi: Ishte e mërzitur se e bllokoi i dashuri në facebook dhe…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familjarët e 19-vjeçares vazhdojnë të jetojnë në ankth, pasi vajza e tyre prej 16-të tetorit, rezulton e zhdukur.

19-vjeçarja shqiptare Artemisa Vasili, prej 8 ditësh, rezulton e zhdukur dhe se që prej asaj dite, nuk ka asnjë shenjë për të.

Mbrëmjen e djeshme, zhdukja e 19-vjeçares, është trajtuar në emisionin “Fos sto tounel”. Në lidhje “live”, janë pyetur të afërmit që kanë pasur kontakte me Artemisën, por edhe persona të cilët dyshohen se e kishin parë për herë të fundit.

Në emision, kanë kontaktuar disa banorë të Alexandroupolis, të cilët shpreheshin se kishin parë një vajzë me karakteristika të përbashkta, e cila flinte në një stol afër një hoteli.

Bëhet me dije se; telefoni i saj është fikur në orën 18:10, ditën që është zhdukur dhe se që atëherë, nuk është hapur më.

Gazetarja e “Fos sto tounel”, ka kontaktuar edhe me punonjësit e Jumbo, ku 19-vjeçarja do të shkonte të jepte intervistë për punë.

“Unë bëj të gjitha intervistat. Unë pashë edhe një herë të gjitha, ajo nuk ka ardhur për intervistë te ne. Nuk gjeta një rezyme, ose një kërkesë në dyqan. Ajo nuk erdhi tek ne atë ditë”, u shpreh punonjësi i Jumbos.

Ndërkaq, në emision ka folur edhe shoqja e ngushtë e Artemisës. Ajo u shpreh se 19-vjeçarja, ishte e mërzitur që u nda nga i dashuri.

“I dashuri i saj e bllokoi atë në Facebook, ku ai nuk donte që ata të vazhdonin më. Kjo e shqetësoi atë. Por në një masë të tillë, të zhduket? Kjo na befason të gjithëve. Duhet të ketë ndodhur diçka tjetër…” tha ajo.

Ndërsa vëllai i 19-vjeçares Aris Vasilis, ubëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion, të mund ta ndihmojnë që të gjejnë motrën.

Gjithashtu, janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme, për të hapur llogaritë në mediat sociale të 19-vjeçares, për të zbuluar me kë kishte folur dhe me të cilin kishte kontaktuar herën e fundit, para zhdukjes së saj.

Zjarr Tv Ad