Riatdhesimi i familjeve shqiptare nga Siria në vendin tonë, Edi Rama dhe Blendi Çuçi të pranishëm në Liban

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që qëndronin në kampin Roj të Sirisë do të riatdhesohen në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga një gazetar i NBC-së ditën e sotme, i cili publikoi edhe fotografitë e familjeve shqiptare.

“Departamenti i Jashtëm në Administratën Autonome njoftoi se ata do i dorëzojnë disa familje të ISIS qeverisë shqiptare. Fotografia e disa grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin Roj”, shkruante ai.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndodhen në Liban, ku po ndjekin nga afër operacionin për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë.

“Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve grave të tjera në Atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad