Aleksandër Çipa për deklaratën e Kim kundër Berishës: Vendimi i DASH është i pakthyeshëm, i panegociushëm dhe i pashmangshëm

0
3701
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Aleksandër Çipa ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax News, ku ka folur për deklaratën e Ambasadorës Yuri Kim, e cila një ditë më parë kërkoi që Sali Berisha të mos jetë pjesë e parlamentit të ri.

Aleksandër Çipa thotë se : Vendimi i DASH kundër ish-Kryeministrit Berisha është i pakthyeshëm, i panegociushëm dhe i pashmangshëm

“Konsistenca e DASH në adresë të z.Berisha është diçka e pakthyeshme, e panegociushme dhe e pashmangshme. Në kuptimin e asaj që pretendon Berisha për të qenë një aktor prominent në jetën  politike. E kam fjalën për vendosmërinë e tij për të qenë pjesë e parlamentit të ri dhe për të qenë një aktor që do të vazhdojë një artikulim të përhershëm, duke dominuar një gjuhë të patetikës politike. Akuza zyrtare e publikuar, një nga më uniket në krejt Europën Juglindore është një rast sugeneris. Nuk është vetëm mohimi i së drejtës për të shkelur në territorin amerikan. Por shoqerohet me akuza të rënda kryesisht për lidhjet korruptive të rrjetit të tij familiar. Kurrë ndonjëherë DASH nuk ka bërë një akuzë të tillë, prandaj dhe mendoj se në kuptimin instituvional të fjalës, kjo marrëdhënie e DASH dhe z.Berisha nuk mund të minimizohet si një marrëdhënie midis z.Berisha dhe ambasadores së radhes së SHBA-ve në Tiranë”, deklaroi Çipa.

Më tej Çipa u pyet nëse ka ndonjë mundësi që kjo deklaratë e Kim të jetë individuale . Ai e mohoi kategorikisht këtë mundësi , duke u shprehur se në jetën institucionale të diplomacisë amerikane, veprimet individuale janë të patolerueshme.

“Së pari në jetën institucionale të diplomacisë amerikane, veprimet individuale janë të patolerueshme.   Amerika është një shtet i cili ndërgjegjen e institucionalizmit nuk e ka të krahasueshme me vendet që e zgjatin periudhën e tranzicionit, sikundër është Shqipëria. Çdo lloj paralelizmi i tillë do të ishte naiv. Është vetëm thjeshte një zbatim rigoroz i qëndrimeve diplomatike dhe politike të DASH për vende dhe individe. Apeli që Kim i bën demokratëve duhet dëgjuar. Jam i bindur që do të kemi ripërsëritje të këtij qëndrimi nga përfaqësues të DASH“, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad