Rikthehen në atdhe:Kjo është dëshmia e 3 shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi!

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi ndodhen në Shqipëri. Shqiptarët kanë kryer kontrollet e nevojshme në spitalin e Shkodrës, ndërsa janë shoqëruar deri në kufi nga policia, për të shmangur çdo incident.Klodjan Meaj një nga shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi ka dhënë dëshmi në policinë shqiptare, ku ka treguar disa detaje më shumë se si ka ndodhur ngjarja duke rrëfyer se kanë patur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin.

Sipas tij dyshimet kryesore janë se dhunimi ndaj prej shtetasve malazez tashmë të identifikuar ka ardhur për shkak të atij flamuri.

“Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë. Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare.

Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë. Unë dua të falenderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falenderim për ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falenderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë”, ka deklaruar Meaj.

Zjarr Tv Ad